Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, thotë se Kosova duhet ta ketë një qeveri, ‘cilado qoftë ajo’ sidomos pas konfirmimit të Presidentes Osmani për deklaratat e Presidentit Trump, se ka ndalur ‘një përshkallëzim të mundshëm kohëve të fundit në Kosovë’.
“Mendoj se ka ardhë koha që duhet të gjendet një zgjidhje, cilado qoftë ajo duhet të formohet një qeveri dhe duhet të kalohet kjo situatë sepse tashmë po shohim deklaratat e përditshme të Presidentit Trump dhe konfirimimin e presidentes së Kosovës, që ka pasë një rrezik për sulm për Kosovën nga ana e Serbisë.
Kjo si duket ka ndodhë kur Serbia pati probleme të brendshme dhe ka tentuar ta eksportojë krizën në Kosovën” – tha Gashi.