Gjermania rrit porosinë e avionëve luftarakë F-35, do të blejë edhe 15 të tjerë - Gazeta Express
string(78) "gjermania-rrit-porosine-e-avioneve-luftarake-f-35-do-te-bleje-edhe-15-te-tjere"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 10:49

Gjermania rrit porosinë e avionëve luftarakë F-35, do të blejë edhe 15 të tjerë

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 10:49

Gjermania është duke planifikuar të blejë edhe 15 avionë të tjerë luftarakë F-35 të prodhuar nga SHBA, raporton Politico, duke cituar disa burime që kanë njohuri për çështjen.

Një lëvizje e tillë do ta çonte numrin total të avionëve të porositur nga Gjermania në 50.

Raporti vjen në një kohë tensionesh të shtuar mes Gjermanisë dhe Francës për projektin e përbashkët të avionit luftarak FCAS (Sistemi i Luftës Ajrore të Gjeneratës së Ardhshme), pasi më herët gjatë javës u bë e ditur se Franca po kërkonte një pjesëmarrje prej 80% në projekt.

Reuters shkruan se porosia e re gjermane për avionët F-35 gjithashtu përputhet me një marrëveshje të re mes aleatëve të NATO-s për të rritur shpenzimet kolektive në fushën e mbrojtjes në 5% të prodhimit të brendshëm bruto gjatë dhjetë viteve të ardhshme, duke marrë parasysh kërcënimin afatgjatë nga Rusia dhe nevojën për të forcuar qëndrueshmërinë civile dhe ushtarake.

I pyetur për çështjen, një zëdhënës i ministrisë gjermane të Mbrojtjes nuk ka dashur të komentojë për “për planet e mundshme të prokurimit përpara se ato të kalojnë në parlament.”

Kujtojmë se, deri më tani Gjermania ka porositur 35 avionë F-35 për të zëvendësuar 85 avionët e vjetër Tornado që do të çaktivizohen.