Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj të përditshëm ka njoftuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Shtime, ku një person i mitur ka raportuar se është dhunuar nga një person tjetër.
Nga policia është njoftuar se viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
‘‘DHUNIM
Shtimë 10.07.2025 – 12:15. Viktima mashkull kosovar i mitur, ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar policia. /GazetaExpress