Digjen rreth 7 hektarë grurë në Viti, dëmi rreth 5 mijë euro – Policia arreston një person - Gazeta Express
string(87) "digjen-rreth-7-hektare-grure-ne-viti-demi-rreth-5-mije-euro-policia-arreston-nje-person"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 9:35

Digjen rreth 7 hektarë grurë në Viti, dëmi rreth 5 mijë euro – Policia arreston një person

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 9:35

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur se në Sllatinë të Poshtme, në Viti, janë djegur rreth 7 hektarë të mbjella me grurë.

Në raportin e saj, PK-ja shton se, lidhur me këtë rast është arrestuar një person, pasi që i njëjti ka djegur disa mbeturina dhe se pastaj zjarri ka kapluar edhe grurin.

Më tej, nga raporti bëhet e ditur se sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 5 mijë euro.

Ndërsa i dyshuari, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

‘‘SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fsh. Sllatinë e Poshtme, Viti  09.07.2025 – 16:35. Si pasojë e një zjarri janë djegur rreth 7 hektarë të mbjella me grurë. Lidhur me rastin pas hetimeve është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili fillimisht kishte ndezur disa mbeturina dhe pastaj zjarri kishte kapluar grurin. Sipas ankuesit vlera e dëmit sillet rreth 5000€. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar Policia. /GazetaExpress