Sot ngritje e lehtë, në fundjavë më nxehtë - Mendimi për motin: Intervale më të gjata me diell ditën e premte - Gazeta Express
string(105) "sot-ngritje-e-lehte-ne-fundjave-me-nxehte-mendimi-per-motin-intervale-me-te-gjata-me-diell-diten-e-premte"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 6:54

Sot ngritje e lehtë, në fundjavë më nxehtë – Mendimi për motin: Intervale më të gjata me diell ditën e premte

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 6:54

Mendimi për motin – 10.07.2025

Mot stabil parashihet të mbretëroj ditën e premte. Megjithë kalimeve të vransirave, nuk do të mungojnë intervale më të gjata me diell. Pas mëngjesit të freskët, me minimale prej 9C e 12C, ditën temperaturat shënojnë një rritje të lehtë në 24C e 25C nga rrafshi i Kosovës dhe Anamorave, deri në 27C në Dukagjin. Frynë erë e ftohtë veriore e verilindore, me intenzitet të lehtë dhe mesatarë, 5-10m/s.

Përgjatë fundjave do të mbretëroj mot kryesisht me diell, e më i nxehtë. Temperaturat shënojnë sërish rritje deri në 30C e 32C. Me kthjellime po parashihet dita e hënë, e maksimalet shkojnë deri në 33C e 35C, lokalisht. Ditën e martë, më pas shfaqen sinjale për zhvillime të rrebesheve e bubullimave në pjesë të vendit, kryesisht orëve të pasdites. Temperaturat zbresin në 29C e 30C. Minimalet gjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 10C e 16C. Në fundjavë era frynë kryesisht nga jugperëndimi e perëndimi e lehtë dhe mesatare 3-8m/s, ndërsa nga dita e hënë ndryshon drejtimin nga krahu verior.