Vllaznia nuk e ka nisur mirë aventurën në garat europiane të këtij edicioni.
Skuadra shkodrane pësoi minimalisht 0:1 në “Elbasan Arena” ndaj ekipit letonez, Daugavpils në raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës, shkruan Gazeta Express.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në fund, në minutën e 85-të ku shënoi Lizunovs.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Letoni dhe Vllazninë e pret punë e madhe për të përmbysur rezultatin dhe për t’u kualifikuar në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...