”Kam pjesë të fajit por nuk jam penduar, kam besuar”, Taravari tregon pikat e marrëveshjes me VMRO që nuk u realizuan - Gazeta Express
string(113) "kam-pjese-te-fajit-por-nuk-jam-penduar-kam-besuar-taravari-tregon-pikat-e-marreveshjes-me-vmro-qe-nuk-u-realizuan"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 21:30

”Kam pjesë të fajit por nuk jam penduar, kam besuar”, Taravari tregon pikat e marrëveshjes me VMRO që nuk u realizuan

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 21:30

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai doli nga Qeveria e Mickoski, dhe ka treguar disa prej pikave të marrëveshjes së nuk u realizua.

Taravari ka deklaruar se nuk është penduar sepse kishte besuar në koalicion.

“Fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian, ne dolëm thamë që i kemi dhënë 6 muaj kohë kryeministrit për ndryshime kushte që është kusht për fillimin e negociatave. Kaluan 6 muaj jo që nuk i filluam negociatat, por jemi duke u larguar”.

“Pika që u morëm vesh ishte decentralizimi fiskal, komunat të marrin më shumë kompetencë ndërkohë propozohet ligj prej Qeverisë që është centralizëm më i madh. Ishte në kundërshtim me atë që e promovonin”.

“Një tjetër pikë ishte lufta kundër krimit dhe korrupsionit në këtë drejtim asgjë serioze nuk ndodhi”, ka thënë ai.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni KËTU