Fituesja e Kupës së Kosovës, FC Prishtina ka pësuar thellë 4:0 në udhëtim ndaj Sheriff Tiraspol në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Ligën e Europës.
Ndeshja e zhvilluar në Moldavi nisi shpejt me gola, teksa Bayala realizoi për 1:0 në minutën e 11-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Vetëm tetë minuta më pas, ishte sërish Bayala që realizoi për 2:0, pas një pakujdesia në mbrojtjen prishtinase.
Bayala doli në skenë edhe në pjesën e dytë, duke shënuar në minutën e 74-të dhe duke kompletuar hat-trikun e tij.
Pesë minuta më pas, Odede realizoi për 4:0 dhe epilogun e këtij takimi.
Ndeshja e kthimit luhet javën tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri”, por Prishtina ka gjasa minimale për të bërë një përmbysje.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...