Bedri Elezi: Policia po shndërrohet në aparat të dhunës - Gazeta Express
string(54) "bedri-elezi-policia-po-shnderrohet-ne-aparat-te-dhunes"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 18:26

Bedri Elezi: Policia po shndërrohet në aparat të dhunës

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 18:26

“Policia, mjeku e ministri janë në shërbim të qytetarëve jo e kundërta. Me taksat tona, ata paguhen për të na shërbyer, jo për të na dhunuar, jo për të na vjedhur.”

Kështu ka deklaruar në “Kosova Live” sot eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, duke reaguar ndaj rasteve të fundit që kanë tronditur opinionin publik.

Sipas tij, veprime të tilla ngrenë pikëpyetje serioze për drejtimin që po merr shoqëria jonë:

 “Policia ka për detyrë të zbatojë ligjin. Por kur përdoret si aparat dhune, kur tejkalohet forca, atëherë kemi një problem shumë më të thellë institucional.”- tha ai.

Elezi shton se rastet e përsëritura të abuzimeve, si dhe mungesa e përgjegjësisë, mund të çojnë drejt normalizimit të dhunës, gjë që e minon rëndë sigurinë publike dhe besimin e qytetarëve.