Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një diskutim në universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani ka thënë se duhet një rol shumë më i fuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, meqë ky proces i është lënë kryesisht BE-së në dorë, shkruan Gazeta Express.
Ajo ka thënë se nëse “duam sukses”, atëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë në tavolinën e dialogut dhe t’i japë drejtim përpjekjeve.
“Trump pot regon që ka vëmendjen tek Ballkani Perëndimor, veçanërisht tek Kosova dhe Serbia.Duhet një rol më i fuqishëm amerikan. Nëse duam sukses, duhet Amerika në tavolinë”, ka thënë Osmani.
Ajo ka përmendur edhe disa ide të cilat i ka propozuar në takimet që ka pasur të mërkurën në SHBA dhe ka thënë se diskutimet do të vazhdojnë edhe sot./GazetaExpress/