Tiranë/ Zjarri 'përpin' banesën te Pazari i Ri, forca të shumta në aksion për shuarjen - Gazeta Express
string(82) "tirane-zjarri-perpin-banesen-te-pazari-i-ri-forca-te-shumta-ne-aksion-per-shuarjen"

Shqiperi

Gazeta Express

10/07/2025 16:29

Tiranë/ Zjarri ‘përpin’ banesën te Pazari i Ri, forca të shumta në aksion për shuarjen

Shqiperi

Gazeta Express

10/07/2025 16:29

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë sot në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites në zonën e “Pazarit të Ri” në Tiranë dhe forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët.

Mësohet paraprakisht se shtëpia i përket Nermin Stërmasit. Nuk raportohet për persona të lënduar nga vatra e rënë në banesë.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, kurse dëmet materiale janë të konsiderueshme. paralelisht po hetohet edhe për dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet.