Pas presionit ndërkombëtar, Izraeli arrin marrëveshje me BE-në për më shumë ndihma në Gaza - Gazeta Express
string(89) "pas-presionit-nderkombetar-izraeli-arrin-marreveshje-me-be-ne-per-me-shume-ndihma-ne-gaza"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 15:25

Pas presionit ndërkombëtar, Izraeli arrin marrëveshje me BE-në për më shumë ndihma në Gaza

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 15:25

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka njoftuar marrëveshjen e re me Bashkimin Evropian për të rritur dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke konfirmuar deklaratat e mëhershme të BE-së se qeveria izraelite ka miratuar rezoluta konkrete për këtë iniciativë.

“Pas dialogut tonë me BE-në, kabineti ynë i sigurisë mori vendime të reja të dielën për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza,” është shprehur Sa’ar në një konferencë të përbashkët për shtyp në Vjenë me homologët e tij austriak dhe gjerman.

Sipas The Times of Israel, ministri ka thënë se në marrëveshje përfshihen “më shumë kamionë, më shumë pika kalimi dhe më shumë rrugë për ndihmën humanitare”.

Kujtojmë se, që nga fundi i majit, Izraeli i ka kaluar kompetencat për shpërndarjen e ndihmave në Gaza Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF), një strukturë e mbështetur nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, me qëllimin e deklaruar për të ndaluar që ndihmat të bien në duart e Hamasit. Megjithatë, operacionet e GHF-së janë kritikuar ashpër nga bashkësia ndërkombëtare për dështimin në përmbushjen e nevojave reale humanitare në Gaza.

Advertisement
Advertisement
Advertisement