Licencimi i kompanisë së themeluar nga Luan Dalipi nga ZRRE, Çitaku: S’është befasi, krimi ka marrë përmasa galopante - Gazeta Express
string(113) "licencimi-i-kompanise-se-themeluar-nga-luan-dalipi-nga-zrre-citaku-seshte-befasi-krimi-ka-marre-permasa-galopante"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 15:11

Licencimi i kompanisë së themeluar nga Luan Dalipi nga ZRRE, Çitaku: S’është befasi, krimi ka marrë përmasa galopante

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 15:11

Sot më herët u bë e ditur se Zyra e Rregullatorit për Energji i ka dhënë licencë për tregtimin e energjisë elektrike “Management & Development Associates L.L.C.”, kompanisë së themeluar nga Luan Dalipi, shefi i stafit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ndaj kësaj ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila për këtë ka thënë se ‘‘nuk është aspak befasi’’, duke shtuar se ‘‘krimi në sektorin e energjisë ka marrë përmasa galopante’’.

Çitaku ka shtuar edhe se fatura po paguhet nga qytetarët ‘’çdo muaj, çdo ditë, çdo orë’’.

‘‘E vërtetë, kjo nuk është aspak befasi.

Krimi në sektorin e energjisë ka marrë përmasa galopante. Sot, gjithçka vendoset në grupe të mbyllura në WhatsApp, nga tenderët, te licencat, e deri te ndërprerjet e energjisë elektrike. Dhe në ato grupe janë të përfshirë krerët e kupolës së Vetëvendosjes, ashtu siç tashmë është e dokumentuar edhe nga Prokuroria.

Por faturën nuk e paguajnë ata. Faturën, me gjithë pasojat, po e paguajnë qytetarët, çdo muaj, çdo ditë, çdo orë’’, ka shkruar ajo. /GazetaExpress