Luis Enrique: Dembele është unik dhe larg të tjerëve, e meriton Topin e Artë - Gazeta Express
string(74) "luis-enrique-dembele-eshte-unik-dhe-larg-te-tjereve-e-meriton-topin-e-arte"

Futboll

Gazeta Express

10/07/2025 15:09

Luis Enrique: Dembele është unik dhe larg të tjerëve, e meriton Topin e Artë

Futboll

Gazeta Express

10/07/2025 15:09

Ousmane Dembele e bëri një tjetër paraqitje impresionuese mbrëmë ndaj Real Madridit për ta konfirmuar formën e tij jetësore të sezonit 2024/25.

Sulmuesi anësor e shënoi një gol dhe e bëri një asistim në triumfin e thellë të Paris Saint-Germainit ndaj “Los Blancos” me rezultat 4:0 në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve.

E duke i pasur parasysh paraqitjet e krejt sezonit, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe i Barcelonës shihet si njëri prej kandidatëve kryesorë për ta fituar Topin e Artë, shkruan “Gazeta Express”.

Dembele kontribuoi tek PSG-ja edhe në fitimin e Ligue 1, e mbi të gjitha në triumfin historik në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i tij, Luis Enrique nuk ka dyshim kur pyetet se kush e meriton çmimin prestigjioz individual këtë vit.

“Dembele është lojtari më i mirë i sezonit, me një diferencë të madhe. Është unik, i ndërron anët, është spektakolar. Shpresoj që të jetë në 100 për qindëshin e tij në finale (kundër Chelseat). I meriton të gjitha, edhe Topin e Artë”, u shpreh trajneri spanjoll.

Dembele pati statistika impresionuese në edicionin e fundit dhe ka qenë lojtari kyç në sukseset e parisienëve.

Kundërshtari i tij kryesor për ta fituar Topin e Artë është Lamine Yamal. /Gazeta Express