Fëmijë që prisnin në radhë për suplemente vriten nga një sulm izraelit në Gaza, thotë spitali - Gazeta Express
string(92) "femije-qe-prisnin-ne-radhe-per-suplemente-vriten-nga-nje-sulm-izraelit-ne-gaza-thote-spitali"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 15:02

Fëmijë që prisnin në radhë për suplemente vriten nga një sulm izraelit në Gaza, thotë spitali

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 15:02

Të paktën 15 palestinezë, përfshirë tetë fëmijë dhe dy gra, janë vrarë nga një sulm izraelit pranë një pike mjekësore në Gazën qendrore, sipas një spitali atje, raporton BBc.

Spitali Al-Aqsa Martyrs tha se sulmi goditi njerëzit që prisnin në radhë për të marrë suplemente në qytetin Deir al-Balah. Pamje të rënda nga spitali tregonin trupat e disa fëmijëve dhe të tjerëve të shtrirë në deysheme, ndërsa personeli mjekësor i trajtonte plagët e tyre.

Ushtria izraelite tha se ka shënjestruar një “terrorist të Hamasit” në atë zonë. Ajo shtoi se “pendohej për çdo dëm ndaj personave të papërfshirë” dhe se incidenti “është nën shqyrtim”.

Të paktën edhe 26 persona të tjerë raportohet se u vranë nga sulme të tjera në Gaza të enjten, ndërkohë që delegacionet izraelite dhe të Hamasit vazhdonin negociatat për një armëpushim të ri dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve në bisedimet indirekte në Doha.

Megjithë optimizmin e shprehur nga SHBA-ja, e cila po ndërmjetëson bashkë me Katarin dhe Egjiptin, duket se ende nuk është arritur ndonjë përparim i madh.

Në morgun e spitalit Al-Aqsa, të afërmit e të vrarëve qanin ndërsa mbështillnin trupat e fëmijëve me qefina të bardhë dhe qese kufomash, përpara se t’i kryenin lutjet e varrimit.

Një grua i tha BBC-së se mbesa e saj shtatzënë, Manal, dhe vajza e saj, Fatima, ishin mes viktimave, dhe se djali i Manal ishte në njësinë e kujdesit intensiv.

“Ajo ishte në radhë për të marrë suplemente për fëmijët kur ndodhi incidenti, nuk e di çfarë ndodhi pas kësaj” tha Intisar.

Një tjetër grua që qëndronte pranë, tha: “Për çfarë faji u vranë?”.

“Po vdesim para veshëve dhe syve të gjithë botës. E gjithë bota po e sheh Rripin e Gazës. Nëse njerëzit nuk vriten nga ushtria izraelite, vdesin duke u përpjekur të marrin ndihma”.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë se kishin goditur një anëtar të forcave elitare Nukhba të krahut ushtarak të Hamasit, i cili kishte marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.

“IDF është në dijeni të raportimeve për disa persona të plagosur në atë zonë. Incidenti është nën shqyrtim”, shtohet në deklaratë. “IDF pendohet për çdo dëm ndaj personave të papërfshirëj”.