Një person ka mbetur i lënduar pasi është sulmuar me thikë në një përleshje që ka ndodhur sot në Mitrovicë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 11:45, policia në Mitrovicë ka pranuar informatë për një person të lënduar. Bazuar në informatat fillestare bëhet e ditur se viktima m/k/sh, ka kërkuar tretman mjekësor pasi në rrugën “Mbretëresha Teutë” në një përleshje ishte sulmuar nga një person i dyshuar me një mjet të mprehtë”, tha ai.
Zahiti shtoi se njësitet përkatëse policore janë duke trajtuar rastin.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...