Miratohet raporti – Parlamenti Evropian: Ndikim rus dhe kinez përmes Serbisë dhe Hungarisë! - Gazeta Express
string(87) "miratohet-raporti-parlamenti-evropian-ndikim-rus-dhe-kinez-permes-serbise-dhe-hungarise"

Maqedoni

Gazeta Express

10/07/2025 11:56

Miratohet raporti – Parlamenti Evropian: Ndikim rus dhe kinez përmes Serbisë dhe Hungarisë!

Maqedoni

Gazeta Express

10/07/2025 11:56

Parlamenti Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për ndikimin e fushatave të dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja në Maqedoninë e Veriut dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor që janë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Në një rezolutë të miratuar së fundmi, eurodeputetët ngritën alarmin për rolin e qeverive të Hungarisë dhe Serbisë në përkrahje të objektivave gjeopolitike të Rusisë dhe Kinës në rajon.

Sot miratuam raportin e parë për Maqedoninë e Veriut që nga viti 2022. Si raportues, punova pa u lodhur për një raport të ekuilibruar dhe të paanshëm mbi progresin demokratik të këtij vendi,” deklaroi eurodeputeti Thomas Waitz (Të Gjelbrit, Austri), raportuesi për Maqedoninë e Veriut.

Ai theksoi se vendi ka qenë një shembull pozitiv në rajon, duke bërë ndryshime të guximshme për t’iu afruar standardeve evropiane:

Maqedonia e Veriut ka qenë një lider në rajon, duke treguar angazhim të vërtetë ndaj vlerave të BE-së, përfshirë ndryshimin historik të emrit dhe reformat e thella. Por pranimi i saj është bllokuar padrejtësisht për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe, gjë që ka nxitur frustrim të madh publik me BE-në.”

Me 461 vota pro, 121 kundër dhe 107 abstenime, raporti u miratua nga shumica e eurodeputetëve. Flaka kishte publikuar pjesë të këtij raporti dhjetë ditë më parë, duke nxitur debat të fortë në opinionin publik.

Reagimet politike në Maqedoninë e Veriut nuk munguan. Opozita shqiptare akuzoi qeverinë për “lejimin e ndikimit të konceptit të ‘Botës Serbe’ në institucionet vendore”, duke e parë si një rrezik për rrugën euroatlantike të vendit. Ndërkohë, nga kampi i koalicionit qeverisës, VLEN e drejtoi gishtin nga BDI, duke e cilësuar debatin si “mjegullën e radhës për të mbuluar dështimet”.