Unë jam maqedonase e vërtetë, jo si ata të rremët në Shkup” – Eurodeputetja greke shpërthen: Gjuha që flitet në Shkup është dialekt bullgar - Gazeta Express
string(134) "une-jam-maqedonase-e-vertete-jo-si-ata-te-rremet-ne-shkup-eurodeputetja-greke-shperthen-gjuha-qe-flitet-ne-shkup-eshte-dialekt-bullgar"

Maqedoni

Gazeta Express

10/07/2025 11:54

Unë jam maqedonase e vërtetë, jo si ata të rremët në Shkup” – Eurodeputetja greke shpërthen: Gjuha që flitet në Shkup është dialekt bullgar

Maqedoni

Gazeta Express

10/07/2025 11:54

Eurodeputetja greke Afroditi Latinopuli deklaroi se ajo është një “maqedonase e vërtetë krenare”, dhe jo “e rreme si banorët e Shkupit”.

Ajo mbështeti qëndrimet bullgare për identitetin dhe gjuhën maqedonase, duke thënë se anëtarësimi i vendit në BE “nuk do të ndodhë as në ëndërr”.

“Sot do të flas si maqedonase, sepse jam krenare që jam maqedonase, e vërtetë, dhe jo e rreme si banorët e Shkupit. Ata turpërohen të thonë se çfarë janë. Kemi arritur në një pikë ku nderin e Maqedonisë dhe Greqisë po e mbrojnë bullgarët.

Reagimi i tyre është i drejtë, sepse ata e dinë se gjuha aktuale në Shkup është një dialekt bullgar dhe kombësia e tyre është bullgare. Nëse dëshironi paqe dhe marrëdhënie të mira në Ballkan, historia duhet të rishkruhet, përndryshe integrimi në BE nuk do të ndodhë as në ëndrrat e tyre. Maqedonia është një dhe ajo është greke”, deklaroi Latinopuli.