“Vendosja e gjurit në qafë nuk mësohet në polici" Qalaj flet për veprimet e Policisë ndaj Agon Zejnullahut - Gazeta Express
string(104) "vendosja-e-gjurit-ne-qafe-nuk-mesohet-ne-polici-qalaj-flet-per-veprimet-e-policise-ndaj-agon-zejnullahut"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 21:17

“Vendosja e gjurit në qafë nuk mësohet në polici” Qalaj flet për veprimet e Policisë ndaj Agon Zejnullahut

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 21:17

Ish-Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, u ka gjetur vërejtje veprimeve të policëve në rastin e arrestimit të të ndjerit Agon Zejnullahu.

Ai tha se veprimi i policit që ia vendosi gjurin tek qafa tashmë të ndjerit, ka qenë joprofesional.

“Pa hyrë në shkaqet e vdekjes – është veprimi i vendosjes së gjurit në atë pjesën afër qafës, një veprim që nuk praktikohet në policinë demokratike. Nuk mësohet askund, jo në pjesën afër qafës. Mësohen mënyrat e arrestimit, ai pasiv dhe aktiv, përdorimi i mjeteve ndihmëse që i ka polici”, tha Qalaj në Pressing, transmeton Express.

“Të gjitha punët e mira që i ka bërë policia paraprakisht, ky veprim i hedh poshtë”, tha Qalaj.

Por, Qalaj tha se për shkaqet e vdekjes duhet pritur raportin e obduksionit.