Avokati i familjes së Agon Zejnullahut: Pas videos që doli në "Pressing", njerëzit më kanë thënë që s'po mund të flenë rehat - Gazeta Express
string(119) "avokati-i-familjes-se-agon-zejnullahut-pas-videos-qe-doli-ne-pressing-njerezit-me-kane-thene-qe-spo-mund-te-flene-rehat"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 17:37

Avokati i familjes së Agon Zejnullahut: Pas videos që doli në “Pressing”, njerëzit më kanë thënë që s’po mund të flenë rehat

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 17:37

Avokati i familjes së të ndjerit, Agon Zejnullahu, Asdren Hoxha, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se ka qenë e pritur që do të caktohet paraburgimi për pesë policët të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”, shkruan Express.

“Sapo e morëm lajmin për paraburgim. Krejtësisht e pritshme. Çfarëdo vendimi tjetër do të ishte skandaloz”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, janë plotësuar të gjitha kushtet që Gjykata të caktonte paraburgimin për policët e arrestuar.

Avokati kosovar ka thënë se kjo ngjarje ka shqetësuar shumë opinionin publik në Kosovë dhe sipas tij, vendimi i Gjykatës për caktim të paraburgimit e ka qetësuar paksa situatën. Hoxha ka thënë se pas transmetimit të videos ekskluzive të arrestimit të Agon Zejnullahut nga pesë policët në emisionin “Pressing” të T7, e kanë kontaktuar njerëz të shumtë të cilët s’kanë mundur ta bëjnë gjumin rehat për shkak të asaj se si përfundon jeta e një të riu 27 vjeçar në duart e 5 policëve.

“Mënyra se si është vepruar. Si e kanë mbajtur lidhur. Kjo të bën të besosh që nëse këta persona kthehen në punë, ata mund ta përsërisin veprën. Rreziku i përsëritjes së veprës penale është real. Gjykata ka vepruar drejtë dhe ka qetësu opinionin publik”Mbrëmë pas publikimit në prime time në Pressing, njerëzit s’kanë mundur të flejnë rehat, duke parë skena të tilla të përdorimit rehat, që një person me pranga me dhanë shpirt”, ka thënë Hoxha në FRONTAL të T7./Express/