Policia arreston dy persona për një zjarrëvënie që ndodhi në shkurt në një lokal në Prishtinë - Gazeta Express
string(93) "policia-arreston-dy-persona-per-nje-zjarrevenie-qe-ndodhi-ne-shkurt-ne-nje-lokal-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 14:14

Policia arreston dy persona për një zjarrëvënie që ndodhi në shkurt në një lokal në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 14:14

Policia e Rajonit të Prishtinës sot në Shipol të Mitrovicës së jugut ka arrestuar dy të dyshuar për veprën penale zjarrvënie.

Policia tha se rasti ka ndodhur me datë, 14.02.2025, në rrugën “Epiri” në Prishtinë, saktësisht në një lokal ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga zjarri.

“Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe operative të kryera nga hetuesit policorë të NjHP-së kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve;  F. S, 36 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe M.M, 28 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë”.

Personat e arrestuar me vendim mbi ndalimin, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po vazhdojnë veprimet e mëtejme të procesit hetimor.