Rusia rihap ambasadën në Teheran, dy javë pas armëpushimit Iran-Izrael - Gazeta Express
string(69) "rusia-rihap-ambasaden-ne-teheran-dy-jave-pas-armepushimit-iran-izrael"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 14:00

Rusia rihap ambasadën në Teheran, dy javë pas armëpushimit Iran-Izrael

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 14:00

Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar se Rusia ka rihapur ambasadën e saj në Teheran, duke thënë se situata e sigurisë në Iran është stabilizuar, vetëm dy javë pas përfundimit të luftës ajrore mes Izraelit dhe Iranit, raporton The Moskow Times.

Ambasada ruse kishte pezulluar shërbimet konsullore më 15 qershor, pas një fushate bombardimesh të paprecedentë nga Izraeli ndaj objekteve bërthamore dhe infrastrukturës ushtarake iraniane, si dhe zonave të banuara.

Kujtojmë se sulmet izraelite në Iran shkaktuan mbi 1,000 viktima, përfshirë komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë.

Dihet se Rusia mban lidhje të ngushta me Iranin, sidomos në fushën ushtarake, pas nisjes së agresionit të saj në Ukrainë. Megjithatë, gjatë konfliktit të fundit ajror mes Izraelit dhe Iranit, Moska u tregua e përmbajtur në mbështetjen ndaj Teheranit, pjesërisht për shkak të interesave të saj për të ruajtur marrëdhënie të mira edhe me Izraelin.