Në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 46 vjeçari në Tiranë, do ekstradohet drejt Italisë - Gazeta Express
string(119) "ne-kerkim-nderkombetar-si-pjese-e-nje-organizate-kriminale-arrestohet-46-vjecari-ne-tirane-do-ekstradohet-drejt-italise"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 12:34

Në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 46 vjeçari në Tiranë, do ekstradohet drejt Italisë

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 12:34

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një organizate kriminale është arrestuar në Tiranë.

Në pranga ka rënë 46 vjeçari Elis Roga pasi ndaj tij Gjykata e Romës ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Veprat penale për të cilat, sipas Kodit Penal italian, parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 53”.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh.

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet operative dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Ambasadën Italiane dhe Projektin I-CAN, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin E. R., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprat penale, “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Veprat penale për të cilat, sipas Kodit Penal italian, parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane.