Partitë rrinë sërish në Kuvend pas seancës, Gruda në emër të PDK-së kërkon dorëheqjen e Sveçlës për vdekjen e Agon Zejnullahut - Gazeta Express
string(125) "partite-rrine-serish-ne-kuvend-pas-seances-gruda-ne-emer-te-pdk-se-kerkon-doreheqjen-e-svecles-per-vdekjen-e-agon-zejnullahut"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 12:08

Partitë rrinë sërish në Kuvend pas seancës, Gruda në emër të PDK-së kërkon dorëheqjen e Sveçlës për vdekjen e Agon Zejnullahut

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 12:08

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta pas ndërhyrjes së pesë zyrtarëve policorë në Lipjan.

Deputeti i kësaj partie, Përparim Gruda, i cili doli në foltore pas dështimit të seancës konstituive, shprehu ngushëllime për familjen Zejnullahu dhe kërkoi “veprim të menjëhershëm institucional” për zbardhjen e rastit dhe vendosjen e përgjegjësisë.

“Ne kërkojmë përgjegjësi për këtë ngjarje tragjike që na ka tronditur të gjithëve. Nuk mund të ketë heshtje kur humb jetën një i ri pas ndërhyrjes së forcave të rendit. Në emër të PDK-së, kërkoj dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për këtë dështim të rëndë politik dhe institucional,” tha Gruda.

Ai theksoi se “drejtësia nuk mund të vonohet dhe se institucionet duhet të tregojnë seriozitet maksimal në hetimin e plotë dhe të pavarur të këtij rasti, për të garantuar transparencë dhe besim publik”./Express/