Një banor me aftësi të kufizuara i cili ishte i pranishëm në protestën kundër shembjes së objekteve në Theth tha se ka investuar kursimet e jetës.
Mes lotësh banori shprehet se ka ndërtuar pesë shtëpi prej druri në tokën e tij të trashëguar ndër vite dhe se nuk ka bërë asnjë pëllëmbë beton.
I pyetur për leje, ai thotë se kanë aplikuar por nuk ua kanë dhënë. Me lot në sy ai kërkon prej shtetit që të mos i prishë objektin sepse dalim në rrugë të madhe.
“Të gjithë shpenzimet e jetës. Kam ndërtuar 5 shtëpia druri pa beton dhe asgjë në tokën time. Kemi kërkuar por thonë nuk ka leje, toka është e imja, është trashëgimtare brez pas brezi. Kërkojmë prej shtetit që të mos i prishë sepse dalim në rrugë të madhe. Veç me vdekur, nuk e di me çfarë ka me jetuar familja ime. Synojmë me na lënë shteti me jetuar. Vetë kanë thënë me investuar, unë nuk jam i ardhur por jam këtu. Toka është e jona 200 vjeçare. Ashtu siç kanë thënë kemi investuar, nuk ka asnjë pëllëmbë beton,” thotë banori.