Kylian Mbappe ishte mjaft keq me shëndetin në ndeshjet e para të Botërorit të Klubeve.
Ylli francez nuk mundi ta ndihmonte Real Madridin pasi ndihej keq, i pafuqishëm dhe nuk kishte apetit për të ngrënë.
E mediumi francez “L’Equipe” e ka zbuluar sot arsyen e mungesës së ish-futbollistit të Monacos e të Paris Saint-Germainit në ndeshjet e fazës së grupeve, përcjell “Gazeta Express”.
Përfaqësuesi francez në fakt u helmua nga një bakterie që gjendej në pulën që e hëngri para se të fluturonte me ekipin e Real Madridit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dhe si rezultat, ai i humbi 6 kilogramë.
Mbappe synon t’i shfaq vlerat e tij sonte kundër ish-ekipit të tij, Paris Saint-Germain për ta siguruar kualifikimin në finalen e madhe, ku do t’i priste Chelsea. /Gazeta Express