Musliu për vdekjen e të riut në Lipjan: Sjellje e papranueshme, ka humbur morali i policit - Gazeta Express
string(88) "musliu-per-vdekjen-e-te-riut-ne-lipjan-sjellje-e-papranueshme-ka-humbur-morali-i-policit"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 11:20

Musliu për vdekjen e të riut në Lipjan: Sjellje e papranueshme, ka humbur morali i policit

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 11:20

Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar lidhur me vdekjen e të riut 27-vjeçar në Lipjan, pas ndërhyrjes së pesë zyrtarëve policorë.

Musliu e cilësoi sjelljen e policisë të papranueshme, dhe se tha që janë shumë faktorë që duhet të trajtohen.

“Sjellja ishte e papranueshme, ishte një pamje që ende nuk jam qetësuar që tri ditë që e kam parë. Mirëpo, këtu nuk është vetëm çështje e një faktori, janë shumë faktorë që duhet të trajtohen. Kam thënë shpesh në seanca parlamentare se ka humbur morali i policit dhe ushtarit. Sot nuk ka kritere, janë për toke, dhe hyn kushdo në polici pa ndonjë trajnim adekuat”, tha Musliu.