Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka bërë thirrje për kthim në normalitet politik para seancës së 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Këtë kryeneçësi politike po e përjetojmë të gjithë. Situata është shumë e thjeshtë – ose kthehemi te votimi i hapur fillestar, ose te një qeverisje e unitetit për 7-8 muaj deri në zgjedhjet e reja,” tha Xhaferi.
Ai theksoi se propozimi i LDK-së synon qetësimin politik dhe daljen nga ngërçi institucional.
“Këtë kryeneçësi politike po e përjetojmë të gjithë. Situata është shumë e thjeshtë ose kthehemi te votimi fillestar, votimi i hapur, ose te qeverisja e përgjitshme, pra e unitetit, atë që e ka propozuar Lidhja Demokratike e Kosovës, që të qetësohemi politikisht, për periudhë 7-8 muajsh deri në zgjedhjet e reja, të dalim nga ky ngërç politik. Të kthehemi në një situatë normale politike”, shtoi ai. /eo