Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari - Gazeta Express
string(85) "deliu-presim-pergjigje-nga-kushtetuesja-per-shkeljet-e-vazhdueshme-te-bera-nga-dehari"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 11:10

Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 11:10

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar para vazhdimit të seancës konstituive, duke thënë se kjo parti do të respektojë aktgjykimin e Kushtetuese. E njëjta është prononcuar edhe për vërejtjet e reja që kanë dërguar në Kushtetuese, duke thënë se presin nga gjykata përgjigje për shkeljet e vazhdueshme të cilat janë bërë nga kryesuesi i seancës, shkruan Gazeta Express.

Deputetja është deklaruar edhe për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan, duke thënë se përgjegjësit duhet të ofrojnë përgjegjësi.

‘‘PDK do të respektoj në përpikemëri aktgjykimin e Kushtetueses, ashtu siç kemi vepruar përherë. Ju e dini që tashmë kemi deponuar në Kushtetueses edhe disa vërejtje të tjera për shkak të mos respektimit të këtij aktgjykimi nga partia që ka marrë numrin më të madh të ulëseve, dhe presim që të marrim përgjigje për shkeljet e vazhdueshme të cilat janë bërë nga kryesuesi i seancës. Sa i përket seancës sot, nuk pres që do të kemi reflektim. Situata e sigurisë duhet të trajtohet me seriozitet të plotë. Është akt shumë i rëndë, dhe institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa, dhe përgjegjësit duhet të ofrojnë përgjegjësi’’, ka thënë ajo. /GazetaExpress