Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë - Gazeta Express
string(90) "qeveria-ne-detyre-ndan-2-milione-euro-ne-mbeshtetje-te-punesimit-per-komunitetet-joshumice"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 10:56

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 10:56

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 2 milionë euro për mbështetje në punësim të qytetarëve nga komunitetet joshumicë.

Këto para do të merren nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike dhe do të transferohen te Ministria për Komunitete dhe Kthim, e cila e ka bërë këtë kërkesë, raporton Gazeta Express.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se më herët kanë mbështetur qytetarët në katër komunat veriore, por tha se kjo ndarje e re prej 2 milionë eurosh do të jetë për të gjithë qytetarët e komuniteteve joshumicë në gjithë Kosovën.

“Shqyrtimi i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për ndarjen mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 1.9, mbështetja e punësimit të personave nga komunitetet joshumicë e Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Qeveria jonë siç e ka dëshmuar gjithmonë ka qenë në mbështetje të integrimit dhe rritjes së mirëqenies së komuniteteve joshumicë, kemi lansuar masën e punësimit, duke subvencionuar deri në 2000 vende pune në sektorin privat për qytetarët që jetojnë në katër komunat e veriut të vendit, ndërkaq sot po miratojmë për ndarjen shtesë prej 2 milionë euro për të mbështetur qytetarët e komuniteteve joshumicë në mbarë territorin e vendit”, tha Kurti.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se ka pranuar kërkesë për financim shtesë nga Ministria për Komunitete dhe Kthim për personat nga komuniteti joshumicë.

Ai tha se në kërkesë kjo Ministri ka detajuar masat që “ata planifikojnë t’i ndërmarrin dhe në këtë aspekt ne kemi propozuar në këtë propozim-vendim që të ndahet shuma prej 2 milionë euro për të financuar këto masa e veprime në mënyrë që të rritet punësimi dhe të rritet zhvillimi ekonomik edhe te komunitetet joshumicë, pra që të sigurohemi që të ketë një zhvillim të barabartë për të gjithë”.