Rusia lëshon mbi 700 dronë mbi Ukrainën pas premtimit të Trump për dërgim armësh - Gazeta Express
string(80) "rusia-leshon-mbi-700-drone-mbi-ukrainen-pas-premtimit-te-trump-per-dergim-armesh"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 10:52

Rusia lëshon mbi 700 dronë mbi Ukrainën pas premtimit të Trump për dërgim armësh

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 10:52

Forcat ajrore ukrainase kanë njoftuar se Rusia ka sulmuar Ukrainën me një numër rekord prej 728 dronësh gjatë natës, vetëm pak orë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump se do të dërgojë më shumë armë mbrojtëse në Kiev.

Forcat ukrainse poashtu kanë bërë të ditur se njësitë e mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar pothuajse të gjithë dronët.

Ky sulm masiv vjen pas një vale të sulmeve ajrore të përshkallëzuara ndaj Ukrainës javët e fundit, ndërsa sipas presidentit Volodymyr Zelensky, sulmi dëshmon nevojën për sanksione “të dhimbshme” ndaj burimeve që Rusia përdor për të financuar luftën, përfshirë ata që vazhdojnë të blejnë naftë ruse.

“Ne kemi nevojë për masa ndëshkuese të fuqishme ndaj çdo vendi apo kompanie që financon këtë agresion,” ka shkruar Zelensky në Telegram.

Kujtojmë se Trump, deklaroi të martën se ishte duke shqyrtuar mbështetjen e një projektligji në Senat që do të vendoste tarifa 500% ndaj vendeve që blejnë naftë, gaz, uranium apo produkte të tjera ruse.

Ndërkohë, edhe Evropa është duke përgatitur një paketë të re sanksionesh ndaj Moskës.