Limaj: Pas konsumimit të interpretimeve të aktgjykimit të Kushtetueses, po shihet se duhet marrëveshje - rrugë tjetër nuk ka - Gazeta Express
string(120) "limaj-pas-konsumimit-te-interpretimeve-te-aktgjykimit-te-kushtetueses-po-shihet-se-duhet-marreveshje-rruge-tjeter-nuk-ka"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 11:13

Limaj: Pas konsumimit të interpretimeve të aktgjykimit të Kushtetueses, po shihet se duhet marrëveshje – rrugë tjetër nuk ka

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 11:13

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se tani pas “konsumimit të interpretimeve të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese” është parë se zgjidhja është “ashtu siç ka qenë prej fillimit”.

“Zgjidhja është përmes veprimeve politike, përmes marrëveshjes. Shpresoj që kjo po shihet, tanimë po kuptohet dhe rrugë tjetër nuk ka”, tha ai para vazhdimit të seancës konstituive sot.

Limaj tha se shpreson zgjidhja e ngërçit politik në Kuvend të arrihet “sa më shpejt”.

“Po vazhdojmë dhe po shpresojmë që përpjekjet që jemi duke i bërë, sa më shepjt të marrë fund kjo situatë tash e sa muaj. Jemi në angazhimet e përditshme për të gjetur zgjidhje. Shpresoj që do të gjendet ajo zgjidhje”, tha ai.

Në këtë fazë, Limaj tha se “roli i presidentes është shumë i kufizuar”.