Chatboti Grok i Musk lavdëronte Hitlerin, kompania fshin postimet - Gazeta Express
string(64) "chatboti-grok-i-musk-lavderonte-hitlerin-kompania-fshin-postimet"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 10:34

Chatboti Grok i Musk lavdëronte Hitlerin, kompania fshin postimet

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 10:34

Kompania e inteligjencës artificiale e Elon Musk, xAI, ka nisur të fshijë postime “të papërshtatshme” të publikuara nga chatbot-i, Grok, pasi përdoruesit shpërndanë imazhe ku ai bënte referenca pozitive për Adolf Hitlerin.

Nga pamje të shumta që kanë qarkulluar në rrjete sociale, dukej se Grok e përshkruante liderin nazist si personin më të përshtatshëm për të reaguar ndaj “urrejtjes kundër të bardhëve”. Por, më pas, përmes një postimi në X, kompania e Musk ka njoftuar se ka marrë masa për të bllokuar gjuhën e urrejtjes përpara se Grok të publikojë në platformë:

“Që nga momenti që u njoftuam për përmbajtjen, xAI ka marrë masa për të ndaluar gjuhën e urrejtjes përpara se Grok të postojë në X.”

Incidenti me Hitlerin ka ndodhur pikërisht kur xAI pritej të lançonte modelin e ri të chatbot-it, Grok 4, të mërkurën. Ndërkohë, vetë Musk ka shkruar të premten në X se “Grok është përmirësuar ndjeshëm”, por nuk ka dhënë detaje për ndryshimet.

Grok më parë ishte kritikuar edhe për përmendje të ‘gjenocidit të të bardhëve’ në Afrikën e Jugut, edhe kur pyetjet nuk kishin lidhje me këtë temë. Kompania atëherë tha se shkaku ishte një “modifikim i paautorizuar”.

Kujtojmë se, zhvilluesit e chatbot-eve kanë qenë nën vëzhgim të shtuar për paragjykime politike, gjuhë urrejtjeje dhe pasaktësi, sidomos pas rritjes së përdorimit të AI në rrjetet sociale.

Ndërkohë, vetë Elon Musk është kritikuar më parë për përhapjen e teorive konspirative dhe përmbajtjes problematike në platformat e tij.