Një ministër i shkarkuar rus, një trup i pajetë në periferi të Moskës, një listë në rritje e vdekjeve të dyshimta - Gazeta Express
string(111) "nje-minister-i-shkarkuar-rus-nje-trup-i-pajete-ne-periferi-te-moskes-nje-liste-ne-rritje-e-vdekjeve-te-dyshimta"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 8:58

Një ministër i shkarkuar rus, një trup i pajetë në periferi të Moskës, një listë në rritje e vdekjeve të dyshimta

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 8:58

Disa orë pasi presidenti Vladimir Putin e shkarkoi nga posti i ministrit të Transportit të Rusisë, Roman Starovoit u gjet në veturën e tij Tesla, të parkuar në periferinë e Moskës, i vdekur si pasojë e një plage të shkaktuar me armë zjarri, thanë hetuesit.

Starovoit me shumë gjasë kishte kryer vetëvrasje, thanë zyrtarët.

Por, në Rusi, vdekjet e çuditshme përbëjnë, pothuajse gjithmonë, shkas për spekulime të shfrenuara, e në këtë rast për veprime të dyshimta kriminale.

Dy prej zëvendësve të Starovoit, nga koha kur ai kishte shërbyer si guvernator i rajonit Kursk, në kufi me Ukrainën, janë akuzuar për keqpërdorim të fondeve buxhetore, të parapara për mbrojtjet kufitare. Trupat ukrainase e kaluan shpejt kufirin në gushtin e 2024 dhe pushtuan Kurskun, duke turpëruar Kremlinin.

Megjithatë, është tejet e rrallë që zyrtarët më të lartë qeveritarë rusë të kryejnë vetëvrasje, edhe nëse ata njollosen nga ndonjë skandal.

I hedhim një vështrim disa prej vdekjeve të dyshimta të zyrtarëve rusë të nivelit të lartë – dhe të udhëheqësve të kompanive të industrisë energjetike – të cilat kanë tërhequr vëmendje në vitet e fundit: