Ardian Ismajli është prezantuar si futbollisti më i ri i skuadrës së Torinos, pasi ka firmosur një kontratë dyvjeçare më të drejtë zgjatjeje për një tjetër edicion të saj.
Një zgjedhje që tregon se Ismajli dëshironte të qëndronte me çdo kusht në futbollin e rëndësishëm, pasi kishte refuzuar më parë një ofertë marrmendëse.
Mediat italiane bëjnë të ditur se para bisedimeve me Torinon, Ismajli kishte para tij në tavolinë një ofertë shumë të rëndësishme në të gjitha pikëpamjet.
Klubi i Al Ain në Katar, kërkonte futbollistin shqiptar i cili po largohej me parametër zero nga Empoli pasi i mbaronte kontrata.
Sheikët i ofruan atij një rrogë marramendëse, prej rreth 7 milionë eurosh në 3 vitet që do të luante në këtë klub, Përveç kësaj, atij i ofrohej mundësia që të luante në Botërorin e Klubeve, ku Al Ain bënte pjesë.
Por Ismajli e refuzoi këtë mundësi, duke preferuar të gjente dhe firmoste për një klub tek i cili të kishte rol protagonisti në një kampionat të rëndësishëm, siç është ai italian, përcjell Panorama.
Kësisoj, ai priti mbylljen e kontratës me Empolin e më pas kreu vizitat mjekësore duke firmosur me Torinon, për t’u bërë pjesë e këtij klubi me shumë histori në Itali dhe Europë.