Në emisionin “Pressing” të T7, të martën u publikua video ku shihen veprimet e Policisë së Kosovës ndaj të ndjerit Agon Zejnullahu, veprime të cilat po dyshohen që çuan në vdekjen e 27-vjeçarit.
Gjatë emisionit u lexua deklarata e avokatit të një prej policëve të arrestuar, Urim Vokshi që konstaton që “viktima nuk ka vdekur nga veprimet e zyrtarëve policorë”.
Atij iu përgjigj avokati i familjes Zejnullahu, Asdren Hoxha, ku tha se Agonin nuk e vrau rrufeja.
“Mendoj që nuk ja ka vlejtur me lexu hiç, por e lexove krijove një befasi dhe huti sesi dikush mundet me fol ashtu aq me hamendje e përmendësh. Agonin nuk e ka vra rrufeja, as nuk ka pasur goditje nga rrufeja, por nga goditjet e kundërligjshme që konsumojnë vepër penale”, ka thënë Hoxha. /Gazeta Express