Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër një personi për vepër penale – Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm nga neni 288 paragrafi 1 nga Kodi penal, sepse qëllimisht ka inicuar zjarr, me të cilin ka shkaktuar rrezik të dukshëm për jetesën dhe trupin e njerëzve, si dhe për pronën në përmasa të mëdha, njoftoi PPRMV.
“Mbrëmë, në rrugën ‘Gjorqe Petrov’, i dyshuari 57-vjeçar i vuri flakën barit të thatë me letër të djegur nga një kuti vezësh. Zjarri që rezultoi përfshiu dhe dogji afërsisht 200 m2 sipërfaqe me bar, dhe ekzistonte një rrezik real që zjarri të dilte jashtë kontrollit dhe të përfshinte një numër të pakufizuar ndërtesash në një zonë të populluar. Duke marrë parasysh kërcënimin dhe rëndësinë e krimit, i cili dënohet deri në pesë vjet burg, prokurori publik vlerësoi se ekzistonte rreziku që i dyshuari të arratisej për të shmangur ndjekjen penale dhe i paraqiti Gjykatës një propozim për një urdhër paraburgimi”, thuhet në komunikatë.
Nënpunësit policorë nga SPB Shkup mbrëmë në territorin e Gjorqe Petrovit e kanë privuar nga liria D.N. (57) nga Shkupi për shkak të dyshimeve se rreth orës 21.40 ka shkaktuar zjarr gjegjësisht ka djegur barë të thatë në lëndinën në rr. “Stevo Crvenkovski” në Gjorqe Petrov.
Siç njoftoi MPB-ja, D.N. është vërejtur nga një qytetar, i cili ka raportuar në SPB Shkup, ndërsa nëpunës policorë menjëherë kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete dhe autori është provuar nga liria.
tag_katrorimaqedoni_2