Një aksident rrugor është regjistruar sot në zonën e Maliqit, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për t’u përplasur më pas me një pemë.
Drejtuesi ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.