Në kulmin e prodhimit bujqësor, rriten çmimet e ushqimeve në Shqipëri - Gazeta Express
string(68) "ne-kulmin-e-prodhimit-bujqesor-rriten-cmimet-e-ushqimeve-ne-shqiperi"

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2025 18:38

Në kulmin e prodhimit bujqësor, rriten çmimet e ushqimeve në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2025 18:38

Në kulmin e prodhimit bujqësor, çmimet e ushqimeve në Shqipëri po vazhdojnë të rriten, duke përkeqësuar inflacionin dhe duke rënduar koston e jetesës për qytetarët. Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), në muajin qershor inflacioni arriti në 2.4%, me shtrenjtimin e ushqimeve që ka kontribuar me rreth 50% të kësaj rritjeje.

Mungesa e prodhimit, abuzimet me çmimet nga grumbulluesit dhe tregtarët e pakicës, si dhe tkurrja e sektorit të bujqësisë po ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të produkteve bazë. Në tregjet e Tiranës, domatet shiten me 150 lekë/kg, kastraveci me 100 lekë/kg, ndërsa patatet dhe qepët janë në çmimin 80-100 lekë/kg. Çmimet e specave arrijnë deri në 180 lekë/kg, ndërsa shalqiri dhe pjepri shiten përkatësisht 50 lekë/kg dhe 100 lekë/kg.Raporti i INSTAT thotë se grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” ka kontribuar me +1.19 pikë përqindje në rritjen e çmimeve, duke e bërë këtë grupin më të ndikueshëm në inflacionin e muajit qershor. Tkurrja e numrit të bagëtive dhe ulja e sipërfaqeve të tokës bujqësore që mbillen çdo vit po ndikon në shtrenjtimin e produkteve kryesore të shportës.