Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi ministri në detyrë, Hekuran Murati, sot gjatë ditës ka përdorur inteligjencën artificiale (Chat Gpt) për një mospajtim që ka pasur me kryetarin e Prishtinës për çështjen e buxhetit.
Cakolli ka shkruar se i mjerë është ai vend ku vendimmarrësit e përdorin inteligjencën artificiale për të paketuar qëndrimet e tyre politike dhe për t’i servuar para publikut ato.
Postimi i plotë:
Mjer ai vend ku vendimmarrësit përdorin inteligjencën artificiale vazhdimisht për të paketuar qëndrimet dhe për t’ia shitur publikut arsyetimet politike — edhe kur ato rastësisht mund të jenë të sakta.
Një gjë është ta përdorësh ChatGPT-në si mjet për të strukturuar apo rafinuar mënyrën si komunikon.
Por krejt tjetër është të argumentosh sipërfaqësisht para publikut, me përgjigje të marra prej tij.
Në fund të ditës, qytetarët nuk kanë votuar për një algoritëm. As nuk i bind ndonjë qëndrim vetëm pse e ka shkruar një bot.