Avokati i Popullit: Partitë i kanë vendosur interesat e tyre para atyre të popullit, qytetarët s'e meritojnë këtë që po ndodh në Kuvend - Gazeta Express
string(132) "avokati-i-popullit-partite-i-kane-vendosur-interesat-e-tyre-para-atyre-te-popullit-qytetaret-se-meritojne-kete-qe-po-ndodh-ne-kuvend"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 17:51

Avokati i Popullit: Partitë i kanë vendosur interesat e tyre para atyre të popullit, qytetarët s’e meritojnë këtë që po ndodh në Kuvend

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 17:51

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në një intervistë për FRONTAL të T7 ka folur për krizën politike në vend. Qelaj ka thënë se kjo që po ndodh në Kosovë sinjalizon se partitë politike i vendosin interesat e tyre para interesave të qytetarëve.

Ai ka thënë se nuk është politikan dhe se merret me respektimin e të drejtave të njeriut, por mënyra se si deputetët po përfaqësojnë aktualisht në Kuvend, nuk është një gjë që qytetarët e Kosovës e meritojnë.

“Është sinjal që politikbërësit i vendosin interesat partiake para atyre të qytetarëve. Unë s’jam politikan. Por kjo që po e bën aktualisht klasa politike, qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë”, ka thënë ai./Express/