Tentoi të shpëtonte dy turistë, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër - Gazeta Express
string(66) "tentoi-te-shpetonte-dy-turiste-mbytet-kapiteni-i-anijes-ne-shkoder"

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2025 17:28

Tentoi të shpëtonte dy turistë, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2025 17:28

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në liqenin e Shkodrës, ku kapiteni i anijes turistike të Bashkisë Shkodër, 51 vjeç, ka humbur jetën gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë.

Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa kapiteni ka humbur jetën në ujë. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të viktimës.Grupi hetimor ka nisur punën për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e incidentit.