Në një deklaratë të ashpër, ai kritikoi zaptimin e hapësirave publike, pastrimin e qytetit dhe mungesën e respektit ndaj qytetarëve. “Vota e qytetarëve është një besim që duhet kthyer në përgjegjësi dhe respekt,” u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të Bashkisë Fier, pas një kërkese të ngjashme në Bashkinë e Vlorës. Rama theksoi se shkarkimet do të jenë të bazuara në performancën e drejtorëve dhe nuk do të jenë të përgjithshme. Në një deklaratë të ashpër, ai kritikoi zaptimin e hapësirave publike, pastrimin e qytetit dhe mungesën e respektit ndaj qytetarëve. “Vota e qytetarëve është një besim që duhet kthyer në përgjegjësi dhe respekt,” u shpreh Rama.