Lirimi i hapësirave publike, Rama takim me zyrtarët në Fier - Gazeta Express
string(58) "lirimi-i-hapesirave-publike-rama-takim-me-zyrtaret-ne-fier"

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2025 16:19

Lirimi i hapësirave publike, Rama takim me zyrtarët në Fier

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2025 16:19

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Fier me drejtuesit vendor dhe deputetët e qarkut, si pjesë e iniciativës kombëtare për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike të zëna ilegalisht. Ky takim vjen pas aksioneve të nisura edhe në Vlorë, ku Rama ka monitoruar nga afër punën.

Gjatë diskutimeve, kryeministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me pushtetin vendor për realizimin e këtyre proceseve. Aksionet për prishjen e objekteve pa leje pritet të vijojnë në disa qytete të tjera të vendit në javët në vijim.