“Pop-up Art Week” në Galerinë 17 - Gazeta Express
string(30) "pop-up-art-week-ne-galerine-17"

Arte

Gazeta Express

08/07/2025 16:07

“Pop-up Art Week” në Galerinë 17

Arte

Gazeta Express

08/07/2025 16:07

Krahas programit vjetor me katër ekspozita, Galeria 17 hap dyert dhe fton artistë/e, kolektive dhe formacione të ndryshme kreative të bëhen pjesë e Pop-up Art Week. Prej datës 8 deri me 13 dhjetor 2025 do të zënë vend deri në 5 ngjarje një ditore, në formatin e pop up ekspozitave.

Pop-up Art Week, do të shndërroj Galerinë 17 në një hapësirë të zëshme ndaj punës dhe krijimtarisë së krijuesëve/eve të pavarur vendor. Në veçanti do t’i shërbejë rrjetëzimit dhe dialogut ndërmjet perspektivave dhe programeve në mes të Galerisë 17 dhe individëve/grupeve të ndryshme e të pavarura të komunitetit kulturor. Kjo nismë ka për qëllim të vë në veprim praktikat e tilla artistike, të cilat hapin rrugë për bashkëpunime dhe rrugëtime të ndryshme profesionale.

Hapësirat që ofrohen për Pop-up Art Week

Shtatëmbëdhjetë ofron hapësirën dhe mbështet aranzhimin e ekspozitës, si dhe hapjen të shoqëruar me koktej. Po ashtu përkujdeset në promovimin e artistëve/eve pjesëmarrës/e dhe punës së tyre, përmes faqes së internetit dhe platformave të mediave sociale.

Prodhimi i veprave të ekspozitës mbulohet nga vet artistë/et pjesëmarrës/se, po ashtu edhe transporti.

Ftohen artistët/et, kolektivet dhe formacionet e ndryshme kreative, të ndjehen të lirë të aplikojnë me mediume të ndryshme artistike, përfshirë: pikturë, skulpturë, fotografi, instalim, video, art dixhital, performancë, etj.

Aplikimi duhet të përmbajë: Titullin e ekspozitës, Autorin/en ose autorët/et + Bio 200 fjalë max, Përshkrimin e ekspozitës deri në 500 fjalë, Skicën e ekspozitës, Pajisjet e nevojshme, Aktivitetet, Plani i instalimit dhe deinstalimit të ekspozitës, Hapësira në shfrytëzim: Galeria 17.

Afati i fundit për aplikim është 15 shtator 2025. Njoftimi për projektet e përzgjedhura do të bëhet me datën 1 tetor 2025.

Juria e përzgjedhur këtë vit do të përkujdeset për përzgjedhjen e ekspozitava që do të zënë vend përgjatë Pop-up Art Week.

Juria: Fitore Isufi Shukriu – Koja, Miran Mohar, Alban Muja