KEK thotë se zjarri është lokalizuar: Nuk ka vend për shqetësim - Gazeta Express
string(62) "kek-thote-se-zjarri-eshte-lokalizuar-nuk-ka-vend-per-shqetesim"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 16:37

KEK thotë se zjarri është lokalizuar: Nuk ka vend për shqetësim

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 16:37

KEK ka thënë se si pasojë e temperaturave të larta, sot janë përfshirë nga zjarri disa barishte të thata.

Zjarri është lokalizuar dhe situata është nën kontroll.

KEK thotë se nuk ka vend për shqetësim.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se nuk ka vend për shqetësim. Sot, si pasojë e temperaturave të larta atmosferike, në një pjesë të sipërfaqeve/seperimet tek Termocentralit “KosovaA” janë përfshirë nga zjarri disa barishta të thatë. Fenomene të tilla janë të zakonshme gjatë stinës së verës dhe ndodhin edhe në vende të tjera me kushte të ngjashme klimatike. Zjarri është duke u lokalizuar dhe situata është plotësisht nën kontroll. Ekipet profesionale të zjarrfikësve të KEK-ut ndodhen në vendngjarje dhe po veprojnë me efikasitet për të menaxhuar dhe eliminuar zjarrin. Korporata siguron opinionin publik se nuk ka asnjë rrezik për objektet apo operimin e Termocentralit, dhe situata po trajtohet me seriozitetin dhe përkushtimin më të lartë profesional.”