Sonte do të përcaktohet finalisti i parë i Botërorit të Klubeve në futboll, i cili po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fluminense dhe Chelsea do të përballen mes vete në ndeshjen e parë gjysmëfinale të këtij turneu.
Fluminense është skuadra e parë jo-evropiane që ka mbetur në garë, krahas tri ekipeve evropiane, Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Chelsea, shkruan “Gazeta Express”.
Thiago Silva me shokë e kanë bërë mrekullinë duke e eliminuar fillimisht Interin në të tetën e finales, e më pas edhe Al Hilalin në çerekfinale.
Andaj, të besuarit e trajnerit Renato Gauço synojnë ta vazhdojnë sonte ëndrrën me një tjetër paraqitje solide, të mbështetur nga loja ekipore, për ta prekur finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube.
Ekipit brazilian do t’i mungojë Martinelli, i cili shënoi ndaj Al Hilal, njëjtë si Juan Freytes, ndërsa rikthehet mbrojtësi me përvojë, Rene.
Nga ana tjetër, “Blues” vijnë nga fitorja ndaj Palmeiras në çerekfinale dhe janë në kërkim të finales pas ndeshjes që do të luhet në stadiumin “Metlife” në Neë Jersey.
Trajneri Enzo Maresca nuk do ta ketë ndonjë mungesë të theksuar, ndërsa shpreson që i nxehti i madh të mos e pengojë ekipin e tij që ta tregojë lojën që di ta bëjë.
Chelsea konsiderohet si favorit në letër, por futbollit nuk i dihet kurrë.
Ndeshja mes Fluminenses dhe Chelseat do të luhet sonte duke filluar prej orës 21:00. /Gazeta Express