Mickoski: Një numër i madh i euro-deputetëve janë shprehur kundër amendamentit përmes të cilit kërkohet që të largohen nga raporti termet gjuha dhe populli maqedonas - Gazeta Express
string(164) "mickoski-nje-numer-i-madh-i-euro-deputeteve-jane-shprehur-kunder-amendamentit-permes-te-cilit-kerkohet-qe-te-largohen-nga-raporti-termet-gjuha-dhe-populli-maqedonas"

Maqedoni

Gazeta Express

08/07/2025 14:30

Mickoski: Një numër i madh i euro-deputetëve janë shprehur kundër amendamentit përmes të cilit kërkohet që të largohen nga raporti termet gjuha dhe populli maqedonas

Maqedoni

Gazeta Express

08/07/2025 14:30

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski i pyetur nëse ka njohuri para fillimit të debatës së sotme për Raportin e parashtruar nga euro-deputeti Tomas Vajc, tha se një numër i madh i euro-deputetëve janë shprehur kundër amendamentit përmes të cilit kërkohet që të largohen nga raporti termet gjuha dhe populli maqedonas. Mickoski me këtë rast ka shprehur keqardhje që edhe në shekullin 21 akoma ka deputetë të tillë në Parlamentin Evropian i cili duhet të jetë djepi i demokracisë.

“Më vjen keq që në shekullin e 21-të në Evropë ka anëtarë të tillë të parlamentit në Parlamentin Evropian, i cili duhet të jetë djepi i demokracisë, ku do të respektohen të drejtat e njeriut, identiteti i një populli të vogël në Evropë, gjuha e tyre amtare nuk do të jetë pengesë, por ja që ka njerëz të tillë. Ajo që është e rëndësishme është se ajo aventurë e frymëzuar, mbi të gjitha, nga Bujar Osmani, dhe e mbështetur nga injorantë politikë, si Kovaçevski dhe Mariçiq, po arrin kulmin”, tha Mickoski.