Drejtori i Qendrës së Skijimit “Popova Shapka”, Abdylgani Aliji, ka përfituar 420 mijë denarë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit përmes shoqatës “Soleina”. Kjo është formë e pastër keqpërdorimi, para publike që ndahen për funksionarët partiak, jo për kulturën. Kështu ka akuzuar BDI, ndërsa ka shtuar se është zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani ai që shpërndan fondet si shpërblim partiak, përcjell Gazeta Express nga Koha.mk.
Reagimi i plotë i BDI-së:
Kultura po plaçkitet, VLEN-i po pasurohet, artistët pa bukë, militantët me projekte!
Drejtori i Qendrës së Skijimit “Popova Shapka”, Abdylgani Aliji, ka përfituar 420 mijë denarë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit përmes shoqatës “Soleina”.
Kjo është formë e pastër keqpërdorimi, para publike që ndahen për funksionarët partiak, jo për kulturën. Zv.ministri Sedat Sulejmani shpërndan fondet si “shpërblim” partiak, duke eliminuar artistët e pavarur dhe përkrahur bashkëpartiakët.
Konkursi i fundit për industri kreative, nga 15 milion denar janë nda vetëm 11% ose afërsisht 2 milion denar për shqiptarët, dhe, në këtë ndarje katastrofale përfitojnë vetëm ata që i shërbejnë VLEN-it. Në vend të zhvillimit kulturor, kemi pasurim të rrethit të ngushtë partiak. Kjo nuk është politikë kulturore, por korupcion i pastër.
Kërkojmë nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokuroria Publike që të reagojnë menjëherë ndaj këtij konkursi të hapur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, i cili përmban elementë të qartë të konfliktit të interesit dhe shpërdorimit të pozitës zyrtare.
tag_katrorimaqedoni_2