Arrestohet tetovari, dyshohet për shantazh me foto eksplicite ndaj ish të dashurës - Gazeta Express
string(81) "arrestohet-tetovari-dyshohet-per-shantazh-me-foto-eksplicite-ndaj-ish-te-dashures"

Maqedoni

Gazeta Express

08/07/2025 14:27

Arrestohet tetovari, dyshohet për shantazh me foto eksplicite ndaj ish të dashurës

Maqedoni

Gazeta Express

08/07/2025 14:27

Nëpunësit policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria R.R. (20) nga Tetova për shkak të bazave të dyshimit se po shantazhonte një të mitur nga rrethi i Tetovës.

Siç qëndron në kumtesën e MPB-së, “rreth orës 12.00 në SPB Tetovë ai u denoncua nga një grua 45-vjeçare dhe nga vajza e saj e mitur nga një fshat i Tetovës se po e shantazhonte të miturën, me të cilën ka qenë në lidhje dashurie tre vjet më parë”.

“Ai gjatë vitit 2025 disa herë ka kërkuar nga e mitura para për të mos i publikuar fotot e saj eksplicite në rrjetet sociale. Denoncuesja i ka dhënë në dy raste gjithsej 800 euro, por ai ka vazhduar me shantazhimin. R.R. është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 259, paragrafi 1 i Kodit Penal”, qëndron në kumtesë.